PS mbledh Asamblenë Kombëtare të mërkurën, zbulohen detajet, çfarë pritet të ndodhë - Gazeta Express
string(81) "ps-mbledh-asamblene-kombetare-te-merkuren-zbulohen-detajet-cfare-pritet-te-ndodhe"

Shqiperi

Gazeta Express

22/07/2023 16:14

PS mbledh Asamblenë Kombëtare të mërkurën, zbulohen detajet, çfarë pritet të ndodhë

Shqiperi

Gazeta Express

22/07/2023 16:14

Partia Socialiste do të mbledhë Asamblenë Kombëtare pasditen e së mërkurës më datë 26 Korrik.

Në mbledhje pritet të zhvillohen analiza e zgjedhjeve për pushtetin vendor të 14 Majit.

Lexo Edhe:

Po ashtu, mendohet se në forumin e lartë vendimmarrës të socialistëve do të ketë një analizë edhe të punës së çdo ministrie, si dhe të strukturave organizative të partisë.

Në këtë mbledhje të Asamblesë Kombëtare të PS peshën kryesore do ta ketë fjalimi i kryetarit të partisë, njëherësh kryeministër Edi Rama.

Mbetet për tu parë nëse në mbledhjen e Asamblesë socialiste do të ketë vendimmarrje për sa i takon ndryshimeve në kabinetin qeveritar.

Anëtarët nuk janë njoftuar ende për rendin e ditës që do të ketë mbledhja, por kjo vjen pas mbylljes së sesionit parlamentar.