PriFest prezanton debutimin e javës se filmit PriDox, ngjarje kjo që do të mbetet e hapur për publikun deri me 10 qershor.
Programi i mirënjohur i filmave dokumentarë u themelua si kategori jo garuese e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Prishtinë në 2011, evoluoi në një program garues në 2017, dhe tani po shkëputet për t’u bërë një ngjarje e veçantë që selekton dhe prezanton punimet më mbresëlënëse në fushën e krijimit të filmave dokumentarë.
Përzgjedhjen e filmave për PriDox e ka bërë Alush Gashi.
Nga e marta deri të shtunën, çdo natë prej orës 20:00, publiku ka mundësinë të shoh filmat e përzgjedhur në Kino Armata.
/Express/