Qendra e Kulturës ‘Rexhep Mitrovica’ pezullon ngjarjet për shkak të renovimit të objektit - Gazeta Express
string(87) "qendra-e-kultures-rexhep-mitrovica-pezullon-ngjarjet-per-shkak-te-renovimit-te-objektit"

Qendra e Kulturës ‘Rexhep Mitrovica’ pezullon ngjarjet për shkak të renovimit të objektit

Arte

Gazeta Express

16/05/2023 15:58

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Mitrovicë ka bërë me dije së Qendra e Kulturës, ‘Rexhep Mitrovica’ do të jetë e mbyllur për shkak të renovimeve që do të fillojnë dhe se aktivitet e parapara të mbahen në objekt do të pezullohen deri në mbarim të renovimit.

Njoftimi i plotë:

Lexo Edhe:

Të dashur qytetarë, artdashës,

Duam të ju informojmë se të gjitha aktivitetet në hapësirat e Qendrës së Kulturës (në sallën e vallëzimit, teatrit e filmit, hollin dhe çdo hapësirë tjetër brenda e jashtë) do të pezullohen për shkak të punimeve. Tashmë hapësirat janë shndërruar në punishte!

Ashtu siç edhe kemi premtuar e shpresuar, më në fund po ndodhë renovimi i tërësishëm i këtij objekti shumë të rëndësishëm për qytetin tonë.

Ditë të mira po vijnë në qytetin e kulturës!

Do të ju mbajmë të informuar për çdo zhvillim!

/Express/