Fabio Cannavaro shprehet optimist pasi debutoi me Udinesen - Gazeta Express
string(58) "fabio-cannavaro-shprehet-optimist-pasi-debutoi-me-udinesen"

Fabio Cannavaro shprehet optimist pasi debutoi me Udinesen

Futboll

Gazeta Express

29/04/2024 17:43

Fabio Cannavaro debutoi si trajner i Udineses me një barazim si mysafir ndaj Bolognës.

Udine pati paraqitje mjaft solide në atë përballje, e këtë e thotë edhe Cannavaro.

Lexo Edhe:

Ish futbollisti i Kombëtares italiane tha ndër të tjerash se e ka studiuar shumë mirë kundërshtarin.

“E kishim studiuar mirë Bolognën gjithë këto ditë dhe ia dinim pikat e forta e ato të dobëta. Bëmë një ndeshje shumë të mirë dhe me pak kujdes mund të kishim marrë edhe tre pikët. Këto paraqitje më ndihmojnë që të hyj në kokën e futbollistëve për t’i përmirësuar edhe më shumë”, tha Cannavaro.

Testi i radhës për Udinesen do të jetë Napoli, një tjetër kundërshtar i fortë, megjithatë Cannavaro shfaqet optimist se skuadra do të dijë të marrë pikët që i duhen.

“Në aspektin fizik dhe taktik tani mund të ndryshojmë shumë pak gjëra, por mund të punojmë me entuziazmin e futbollistëve. Nëse interpretojmë si duhet ndeshjet dhe qasemi në mënyrën e duhur, atëherë kemi mundësi të marrim pikët që na duhen. Do të provojmë të marrim maksimumin që në ndeshjen ndaj Napolit”, u shpreh Cannavaro.

Pas 34 xhirove të zhvilluara, Udinese gjendet në vendin e 18-të në tabelë me 29 pikë.