Të qarët bën mirë - Gazeta Express
string(17) "te-qaret-ben-mire"

Të qarët bën mirë

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

15/05/2023 21:08

Lotët janë një fenomen shumë i dobishëm, pasi ato lehtësojnë dhimbjen e artritit reumatoid, rregullojnë sistemin e imunitetit dhe reduktojnë alergjitë, ka treguar një studim i bërë në Universitetin Indiana.

Studimet e mëparshme kanë treguar se njerëzit, të cilët vuajnë nga ekzema dhe alergjitë pas qarjes kanë nivel më të ulët të markerëve të inflamacionit imunoglobinë, derisa hulumtimi japonez ka treguar që njerëzit, të cilët qajnë kanë dhimbje më të vogël dhe simptoma më të vogla të artritit reumatoid se ata që durojnë.

Lexo Edhe:

Kështu analizat e gjakut pas qarjes kanë treguar që niveli i kimikateve imunologike natyrale që përkeqësojnë artritin reumatoid është më i vogël se zakonisht, ndërsa pas një viti qarje, kanë mundur më mirë ta kontrollojnë sëmundjen e vet.

Prandaj lotët në fakt janë mbrojtje natyrore e trupit kundër hormonit të stresit sepse qarjen e përcjell aktivitet i fortë në sistemin nervor parasimpatik, i cili qetëson trupin pas ngjarjeve stresuese, lëndimeve, për shembull dhe ngadalëson punën e zemrës.

Prandaj gjyshet kanë pasur të drejtë kur na kanë thënë që është mirë të qajmë kur ndiejmë nevojën dhe që nuk duhet t’i përmbajnë lotët, sepse dobitë që i sjellin organizmit tonë janë me të vërtetë të mëdha.