“Mos i hëngshi paratë”, ish-banorja e BBV i kthehet Lorit dhe Sara Hoxhës - Gazeta Express
string(70) "mos-i-hengshi-parate-ish-banorja-e-bbv-i-kthehet-lorit-dhe-sara-hoxhes"

“Mos i hëngshi paratë”, ish-banorja e BBV i kthehet Lorit dhe Sara Hoxhës

Rozë

Gazeta Express

28/03/2023 22:20

sh-banorja e “Big Brother Vip”, Ermiona Lekbello ka reaguar ashpër përmes një story në Instagram për mbylljen e këtij emisioni duke thënë se autorët e këtij reality-show kanë kaluar çdo tolerancë.

Në një video të hedhur në storyn e saj shihen banorët tjerë brenda shtëpisë të cilët dëgjojnë të shtënat me kallash kur ndodhi vrasja e rojës dje në oborrin e ‘Top Channel’, ngjarje kjo të cilës akoma nuk i janë zbardhur motivet.

Lexo Edhe:

Me këtë rast këngëtarja ka reaguar ashpër duke i quajtur drejtueset e këtij programi, Sara dhe Lori Hoxhën ‘të pangopura’.

“Të mbyllet ky emision, kaloi çdo gjë, nuk tolerojmë më. Të paguajnë këtë fatkeqësi që ndodhi. Mos i hengshi paratë”, ka shkruar artistja.