Loriana Kuka eliminohet në raundin e dytë në Grand Slamin e Parisit - Gazeta Express
string(67) "loriana-kuka-eliminohet-ne-raundin-e-dyte-ne-grand-slamin-e-parisit"

Futboll

Gazeta Express

05/02/2023 11:27

Loriana Kuka eliminohet në raundin e dytë në Grand Slamin e Parisit

Futboll

Gazeta Express

05/02/2023 11:27

Loriana Kuka nuk ka arritur të shkojë më lart se raundi i dytë në Grand Slamin e Parisit.

Kuka e cila garoi në kategorinë deri në 78 kilogramë në raundin e dytë u mund nga francezja Chloe Buttigieg me një ëaza-ari, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Kësisoj, ajo e ndërpret këtu garimin në këtë Grand Slam, duke e lënë ekipin kosovar të xhudos me vetëm një medalje nga ky kompeticion.

Ishte Distria Krasniqi e cila fitoi medaljen e artë dje në kategorinë deri në 52 kilogramë, duke u treguar e jashtëzakonshme në luftërat e saj.

Në Grand Slamin e Parisit garuan edhe Flaka Loxha në kategorinë deri në 57 kilogramë dhe Laura Fazliu në kategorinë deri në 63 kilogramë.

Të dyja xhudistet u ndalën në raundin e tretë. /Gazeta Express/