Shkaktoi aksidentin që shoi një familje, kërkohet raport psikiatrik për Orjol Lamen - Gazeta Express
string(82) "shkaktoi-aksidentin-qe-shoi-nje-familje-kerkohet-raport-psikiatrik-per-orjol-lamen"

Shkaktoi aksidentin që shoi një familje, kërkohet raport psikiatrik për Orjol Lamen

Shqiperi

Gazeta Express

27/01/2023 20:33

Një kallëzim psikiatrik është urdhëruar kundër 30-vjeçarit Orjol Lame, drejtuesi i makinës që më 30 tetor u përplas me një shtëpi në Itali, duke vrarë katër persona, gruan e tij 22-vjeçare, djali 1 vjeç e 4 muajsh dhe vëllai dhe motra më e vogël e bashkëshortes, 11 dhe 9 vjeç. 

Mediat italiane bën me dije se në momentin e aksidentit drejtuesi i mjetit ka rezultuar pozitiv për drogë dhe alkool. 

Lexo Edhe:

Prokurori i Reggio Emilia i cili është përgjegjës për procedimet penale përkatëse, ka kërkuar kryerjen e një raporti psikiatrik për Orjol Lamen.

Kujtojmë se 31-vjeçari me origjinë shqiptare është aksidentuar mbrëmjen e së dielës më 30 tetor 2022, me një makinë tip Fiat Stylo. Lame ka humbur kontrollin duke dalë në korsinë e kundërt, dhe është përplasur me murrin rrethues të një banese të pabanuar.

Viktimë e aksidentit mbetën gruaja e tij Shane Hyseni, 22 vjeç, djali i tyre i, Resat 11 vjeç dhe Rejana 9 vjeç.

Sipas rikonstruksioneve të hetuesve, makina ishte duke ecur me shpejtësi të lartë, dhe se Lame ishte pozitiv për drogë  me nivele të larta kokaine:.

Mësohet se i riu shqiptar kishte precedentë të ndryshëm penal në Itali, dhe dënime për trafik droge. Bëhet me dije se dhe makina me të cilin ai po lëvizte ishte e pasiguruar.

Lame është gjithashtu i vetmi që i mbijetoi kësaj tragjedie, ai u transportua dhe u shtrua në kushte shumë të rënda në spitalin Reggio Emilia, në reanimacion, në gjendje koma dhe në rrezik për jetën. Mësohet se gjendja e tij vijon të jetë ende e rënduar.

 /Gazeta Express