Autori Përparim Blakaj ka publikuar librin e tij të radhës me tregime
titulluar “Nga muret e Stambollit”.
Libri brenda tij ka rrëfenja, tregime të ndjeshme që flasin për Zotin, për
fëmijërinë, filozofinë e jetës, personalitetin, pritjet e gjata e thirrjet me
ofshamë, për vetminë, njerëzit e mençur e të pikëlluar, për vrasjen e grave,
për (ç)burrërimin, për turpin, urrejtjen, miqtë e armiqtë, Republiken e
Bananes, tregun ku shitet liria, bukën e nënës, djersën e babait.
Në librin ‘’Nga muret e Stambollit’ ‘gjejmë copëza shkrimesh për fëmijët e vuajtur të Kosovës e botës, për nacionalizmin, Ballkanin e përçudnuar, Panairin e Librit, profesorët me nam, etjen për pushtet, botën e çmendur, për kurdët, Aelian e autorit, Tokën e Premtuar e idealet përgjysmë.
Përparim Blakaj ka botuar edhe dy libra të tjerë: “Përtej syve” dhe “Çdo gjë e mirë e ka një fund”
ObserverKult