Man Utd fiton ndaj Nottingham, me një këmbë në finale të “Carabao Cup” - Gazeta Express
string(67) "man-utd-fiton-ndaj-nottingham-me-nje-kembe-ne-finale-te-carabao-cup"

Man Utd fiton ndaj Nottingham, me një këmbë në finale të “Carabao Cup”

Futboll

Gazeta Express

25/01/2023 22:51

Manchester United ka shënuar fitore në ndeshjen e parë gjysmëfinale të “Carabao Cup”.

“Djajtë e Kuq” triumfuan 0:3 në udhëtim ndaj Nottingham Forest, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Manchester United e kreu detyrën qysh në pjesë të parë, kur shënoi dy gola.

Fillimisht Marcus Rashford realizoi në minutën e gjashtë të ndeshjes për 0:1, pas një depërtimi të bukur.

Vendasit shënuan në minutën e 23-të nëpërmjet Surridge, por goli u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje.

E në minutën e fundit të pjesës së parë, Ëeghorst ia bëri “sefte” me Manchester Unitedin, duke e dyfishuar epërsinë.

Në minutën e 89-të, Bruno Fernandes realizoi për 0:3 dhe epilogun e këtij takimi.

Me këtë fitore, Manchester United ka bërë hap të madh drejt finales së “Carabao Cup”. /Gazeta Express/