Zjarret kanë djegur 70 mijë hektarë në Itali - Gazeta Express
string(44) "zjarret-kane-djegur-70-mije-hektare-ne-itali"

Lajme

Gazeta Express

07/08/2026 9:42

Zjarret kanë djegur 70 mijë hektarë në Itali

Lajme

Gazeta Express

07/08/2026 9:42

Zjarret pyjore kanë shkatërruar rreth 70 mijë hektarë sipërfaqe në Itali që nga fillimi i vitit, një rritje prej 133% krahasuar me mesataren e dy dekadave të fundit, sipas një raporti të publikuar nga Fondi Botëror për Natyrën (WWF).

Sipas raportit të WWF Itali, sipërfaqja e djegur është e barabartë me rreth 100 mijë fusha futbolli, ndërsa afro një e treta e zjarreve kanë përfshirë zona të mbrojtura, duke shkaktuar dëme të mëdha në ekosisteme dhe biodiversitet.

Situata paraqitet shqetësuese edhe në nivel evropian. Deri më tani këtë vit, flakët kanë përfshirë rreth 435 mijë hektarë në të gjithë kontinentin, rreth 100 mijë hektarë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2025.

Spanja mbetet vendi më i prekur, me 219 mijë hektarë të djegur, ndërsa në Francë zjarret kanë shkatërruar rreth 91 mijë hektarë. Flakët kanë shkaktuar dhjetëra viktima dhe kanë detyruar më shumë se 300 mijë persona të largohen përkohësisht nga banesat e tyre.

WWF paralajmëron se zjarret gjithnjë e më intensive po bëhen “normaliteti i ri”, të nxitura nga ndryshimet klimatike dhe menaxhimi i pamjaftueshëm i pyjeve dhe peizazheve natyrore.

“Çdo verë jemi dëshmitarë të të njëjtit skenar: territore të shkatërruara, komunitete të evakuuara, biodiversitet i dëmtuar dhe kosto të mëdha ekonomike”, deklaroi Edoardo Nevola, menaxher i pyjeve në WWF Itali, duke bërë thirrje për masa afatgjata parandaluese përveç ndërhyrjeve emergjente në shuarjen e zjarreve.

Advertisement
Advertisement
Advertisement