Barcelona ka kaluar në fazën zyrtare për transferimin e Rodrit, duke nisur negociatat klub me klub me Manchester Cityn.
Sipas gazetarit Fabrizio Romano, drejtuesit e Barcelonës kanë kontaktuar zyrtarisht me kampionët anglezë dhe tashmë po diskutohet për shumën e transferimit të mesfushorit spanjoll.
Barcelona është e gatshme të ofrojë pak më shumë se 45 milionë euro, ndërsa Manchester City po kërkon një shumë më të lartë për ta lënë të lirë Rodrin.
Negociatat mes dy klubeve janë duke vazhduar, me Barcelonën që po tenton të gjejë një marrëveshje për transferimin e mesfushorit.
Rodri tashmë e ka bërë të qartë se zgjedhja e tij është Barcelona, duke e informuar edhe Real Madridin për vendimin e tij. Tani mbetet që Barça dhe Manchester City të arrijnë marrëveshje për çmimin e transferimit.
Nëse palët gjejnë gjuhën e përbashkët, Rodri pritet të bëhet një nga transferimet më të rëndësishme të Barcelonës në këtë merkato.