Rodri ka marrë vendimin për të ardhmen e tij dhe zgjedhja e mesfushorit është Barcelona, duke lënë pas mundësinë e transferimit te rivali i madh spanjoll, Real Madridi.
Lajmin e ka konfirmuar agjenti i futbollistit, i cili ka bërë të ditur se Rodri e ka informuar personalisht Real Madridin për vendimin e tij.
Sipas agjentit, mesfushori ka dashur ta bëjë këtë nga respekti për klubin madrilen, i cili, sipas tij, është sjellë në mënyrë shembullore gjatë kontakteve për transferimin.
“Për respekt ndaj Madridit, sepse ata kanë qenë shembullorë, Rodri i informoi se vendimi i tij është të bashkohet me Barçën”, ka deklaruar agjenti i mesfushorit, raporton El Larguero.
Kështu, Rodri duket se ka zgjedhur projektin e Barcelonës për vazhdimin e karrierës, pavarësisht interesimit të fuqishëm nga Real Madridi.
Vendimi i spanjollit pritet të ndikojë edhe në zhvillimet e ardhshme të merkatos, ndërsa Barcelona tashmë synon ta konkretizojë marrëveshjen për transferimin e një prej mesfushorëve më të vlerësuar në futbollin botëror.