Avokati i Kurtajt: Unë s'e di si janë lënduar dy serbët, njëri kishte gërvishje në dorë - Gazeta Express
string(84) "avokati-i-kurtajt-une-se-di-si-jane-lenduar-dy-serbet-njeri-kishte-gervishje-ne-dore"

Lajme

Gazeta Express

09/01/2023 18:15

Avokati i Kurtajt: Unë s’e di si janë lënduar dy serbët, njëri kishte gërvishje në dorë

Lajme

Gazeta Express

09/01/2023 18:15

Kujtim Kërveshi, avokat i pjesëtarit të FSK-së, Azem Kurtajt nuk pajtohet me cilësimin që prokuroria ia bëri plagosjes së dy të rinjve serbë në Shtërpcë si “vrasje në tentativë”.

Ai tha se nuk e di se si janë lënduar dy të rinjtë.

Lexo Edhe:

“Nga predha e kujt janë lënduar, a janë vetlënduar, unë nuk e di. Këtë duhet të na e tregojë prokuroria”, tha avokati në Frontal të T7.

Sipas tij, njëri prej të plagosurve kishte “gërvishje në dorë”. Kërveshi shtoi dyshime se nga çfarë kanë mundur të vinin ato gërvishje.

Ai thotë se klienti i tij kishte shtënë dy herë, një herë në ajër, dhe më pas “drejt tokës”.