Zeqiri: Situata në Zubin Potok ka ndryshuar për të mirë - Gazeta Express
string(54) "zeqiri-situata-ne-zubin-potok-ka-ndryshuar-per-te-mire"

Zeqiri: Situata në Zubin Potok ka ndryshuar për të mirë

Lajme

Gazeta Express

30/04/2024 6:59

Kryetari i komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri tha se në zyrën e kryetarit do të kthehet pas disa ditësh sepse aktualisht kushtet infrastrukturore nuk janë të favorshme për të kryer aktivitetet e tij ditore.

Lexo Edhe:

Ai tha se për këtë është formuar një komision që të bëhet identifikimi i objektit në mënyrë që të dihet se ne çfarë gjendje po e pranojnë, dhe se a ka nevojë për intervenime

Sipas tij, së shpejti do të funksionojë gjithçka sa i përket komunës, duke e garantuar edhe sigurinë e objektit.

Zeqiri tha se kur është zgjedhur kryetar i kësaj komune është ballafaquar më një papranueshmëri dhe sipas tij ishte e pakuptimtë. Ai theksoi se gjatë këtij viti e ka kryer punën në rrethana jo të lehta.

“Ishte një situatë e vështirë sepse u përballa me një lloj papranueshmërie, që për mua ishte e vështirë por edhe e pakuptimtë sepse me të gjitha thirrjet e mia që të mos hasim në vija ndarëse etnike, nuk e kam pritur revoltën siç është bërë”, tha Zeqiri.

Por sipas tij pas sulmit të shtatorit të vitit të kaluar tani situata ka ndryshuar për të mirë sa i përket zgjerimit të komunikimit me shumicën serbe, duke theksuar se tani për tani është një situatë krejt tjetër, sa i përket sigurisë së qytetarëve dhe komunikimit me qytetarët.