Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmes një postimi nê X ka falënderuar ligjvënësit evropian që në këtë mandat kanë mbështetur vazhdimisht Republikën e Kosovës në rrugën e saj evropiane. Ajo ka falënderuar edhe presidenten Roberta Metsola që ngritën zërin për popullin e Kosovës.
“Kosova ishte e bekuar që kishte miq, aleatë, avokatë të panumërt eurodeputetë që na qëndruan pranë në Parlamentin Evropian. Ata vazhdimisht mbështetën vendosmërinë tonë të qartë ndaj BE-së, përkrahën me këmbëngulje procesin e liberalizimit të vizave dhe ishin kampionë të vërtetë të popullit tonë”, ka shkruar Osmani.“Për presidenten Roberta Metsola dhe të gjithë euro-deputetët që ngritën zërin për popullin e Kosovës, faleminderit! Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë në këtë rrugë, të papenguar. Kosova në BE”, ka shkruar Osmani në rrjetin social X.
Fluturime nga Baseli për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...