Çfarë thotë pjesëtari i FSK-së për plagosjen në Shtërpcë? Avokati tregon versionin e Azem Kurtajt - Gazeta Express
string(96) "cfare-thote-pjesetari-i-fsk-se-per-plagosjen-ne-shterpce-avokati-tregon-versionin-e-azem-kurtajt"

Çfarë thotë pjesëtari i FSK-së për plagosjen në Shtërpcë? Avokati tregon versionin e Azem Kurtajt

Lajme

Gazeta Express

09/01/2023 17:58

Kujtim Kërveshi, avokat i pjesëtarit të FSK-së, Azem Kurtaj, e ka quajtur “propagandë të kontaminuar politikisht” cilësimin e plagosjes së dy të rinjve serbë në Shtërpcës si “vrasje në tentativë”.

Ai tha se i beson klientit të tij dhe se versioni i Azem Kurtajt “është i thjeshtë”. Sipas tij, Kurtaj dhe shoku i tij kishin marrë rrugë për “trip” dhe se papritur atyre u doli punë me një turmë njerëzish.

Lexo Edhe:

“Ata kanë marrë një rrugë pa kurrfarë qëllimi të keq. Janë ballafaquar me një grup njerëzish”, tha Kërveshi në Frontal të T7.

Duke mohuar se rasti ishte i motivuar etnikisht, Kërveshi tha se klienti i tij “nuk ka pasur kurrfarë shtytje kombëtare për të reaguar ashtu siç ka reaguar” dhe se “në momentin që e kam takuar, më ka thënë e kam bërë në vetëmbrojtje”.

Sipas versionit të Kurtajt, ai fillimisht ka shtënë në ajër, pasi ishte bllokuar nga turma.

“Predhën e dytë, nga pamundësia për të lëvizur, e ka shkrepur në drejtim të tokës”, thotë avokati.

Ai tha se klienti i tij është “shëndosh e mirë”.