Aston Martin konfirmon modelin e ri të veturës së shpejtë - Gazeta Express
string(57) "aston-martin-konfirmon-modelin-e-ri-te-vetures-se-shpejte"

Aston Martin konfirmon modelin e ri të veturës së shpejtë

AutoTech

Gazeta Express

05/01/2023 0:09

Modeli i ri i serisë së veturave të shpejta të Aston Martin do te quhet 770 Ultimate dhe shënon fundin e modelit DBS Superleggera.

Aston Martin ka njoftuar se modeli i ri do të ketë 760 kuaj fuqi nga motori V12.

Lexo Edhe:

Tani për tani do të duhet të presim për më shumë detaje, por Aston konfirmon se do të prodhohen vetëm 499 vetura të 770 Ultimate të ri.

Coupe-ja e fuqishme pritet të vij me dy dyer, me dinamikë të përmirësuar të drejtimit dhe karakteristika ekskluzive të dizajnit.

Ky model pritet të rivalizoj veturën Ferrari 812 Competizione të konceptuar në mënyrë të ngjashme.

Me informacionet e deritashme të ofruara, ky model ka të ngjarë të bëhet makina e dytë më e fuqishme e prodhuar deri më tani, ndërkohë më mirë së ky model mund të jetë Aston Martin Valhalla që pritet të ketë 937 kuaj fuqi, e cila gjithashtu do të dalë në prodhim në vitin 2023.

Megjithëse ende nuk ka një çmim, por modeli i fundit i DBS Superleggera kishte vlerën prej 247,000 funte, andaj modelit i ri DBS 770 Ultimate, do të ketë një tarifë më të madhe, për shkak të ekskluzivitetit të tij dhe performancës së rritur.

Modeli i ri pritet të ketë shpejtësinë maksimale prej 211 kilometra në orë, ndërsa 100 kilometrat parashihet t’i arrijë për vetëm 6,7 sekonda.