Arrihet marrëveshja, Endrick është i Real Madridit - Gazeta Express
string(49) "arrihet-marreveshja-endrick-eshte-i-real-madridit"

Arrihet marrëveshja, Endrick është i Real Madridit

Sport

Gazeta Express

08/12/2022 16:27

Real Madridi raportohet se ka siguruar shërbimet e Endrick.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka raportuar se mes palëve tashmë është mbyllur marrëveshja e plotë verbale, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Real Madridit do t’i kushtojë ky transferimin 60 milionë euro, plus 12 milionë të tjera si taksa.

Sulmuesi brazilian do t’i bashkohet kampionëve spanjollë në korrik të vitit 2024.

Real Madridi planifikon të nënshkruajë të gjitha dokumentet brenda këtij muaji.

Endrick është 16-vjeçar. Ai debutoi këtë sezon me skuadrën e parë të Palmeiras. /Gazeta Express/