Angli-Francë, finale para finales - Gazeta Express
string(32) "angli-france-finale-para-finales"

Angli-Francë, finale para finales

Botërori 2022

Gazeta Express

04/12/2022 22:11

Anglia është çerekfinalisti i katërt i Kupës së Botës që po mbahet në Katar.

“Tre Luanët” triumfuan 3:0 ndaj Senegalit në 1/8 e finales së Kupës së Botës, shkruan Gazeta Express.

Por, në fazën çerekfinale, Anglia do të ketë punë tejet të vështirë.

Kjo, pasi që ata do të përballen me kampionin në fuqi, Francën.

Francezët e siguruan kualifikimin në çerekfinale pasi mundën sot Poloninë me rezultat 3:1.

Çerekfinalja Angli-Francë do të zhvillohet më 10 dhjetor nga ora 20:00