Erotimatologio / Ibrahim Kadriu - Gazeta Express
string(29) "erotimatologio-ibrahim-kadriu"

Erotimatologio / Ibrahim Kadriu

Arte

Gazeta Express

02/12/2022 17:31

Ibrahim Kadriu lindi më 8 Janar 1945 në Zheger të Gjilanit. Studimet universitare i kreu në Prishtine, ai ka një opus të gjerë të krijimtarisë letrare mbi 40 vepra. Më 1968 ka filluar punën e rregullt të gazetarit në të përditshmen “Rilindja”. Është anëtar i Pen Qendra e Kosovës (klubit) Prishtinë.

Veprat:

Lexo Edhe:

“Netët e Karadakut”, poezi (1969); “Qyteti i luleve”, tregime (1970); “Pranvera shikon nga bregu”, vjersha (1972); “Diçka po ndodh”, poezi (1972); “E lumi rridhte”, novelë dhe tregime (1973); “Armendi”, poemë (1974); “Pas kthimit”, roman (1975),   ribotoi “Naim Frashëri”, (1985); “Hapësirë”, bot. Rilindja, Prishtinë, 1977; “Shpëtimtarët”, novelë dhe tregime (1978); “Kohë e të korrave”, roman (1979); “Troku” , poezi, (1980); “Kroi i ilaçit”, Tregime (1980); “Ethet e një dimri”, bot. Rilindja, Prishtinë, 1983; “Poezi (Veli i kohës) – (1984); “Zogjtë fluturojnë vetë”, roman (1986); “Fjalori i mbrapsht”, poezi, (1986); “Epoka në figura”, roman (1987); “Nëna”, novela, (1988); “Tregime”, përzgjedhje lektyre (1988); “Pastaj harrohet”, bot. Rilindja, Prishtinë 1989; “Më shumë se lojë”, roman (1990); “Qerrja e dritës”, roman (1990); “Loja e fundit”, roman (1993); “Përrallorja”, novelë dhe tregime (1996); “Vite me plagë”, roman (1998); “Spirale muzgu”, roman (2002); “Shqiptarja e gjithë botës”, roman, ribotim i UEGEN-it, Tiranë, 2003; “Qerrja e dritës”; “Shtëpia e fantazmave”,Ribotim i romaneve, 2004; “Qeni me tenxhere”, poemë, 2005; “Çuni i kohës së Lekës”, roman, (2006); “Frymëmarrje në shtjellë”, vëllim poetik (2007); “Kalorësi i Karadakut”, roman, (2007); “Në Vajhall” (dy vëllime), roman (2008); “Dy plus Dy”, dy drama dhe dy novela (2008).

Për veprimtari letrare ka marrë mirënjohje të ndryshme, si:

1979, Pena a artë në “Akordet e Kosovës”; 1980; 1980 Çmimi “Shtjefën Gjeçovi” në Zym; 1989; 1985 Mirënjohje në manifestimin letrar “Ditët e Naimit” në Tetovë; 2005 Çmimi “Agim Ramadani” në Stubëll; 2007 Çmimin vjetor “Ymer Elshani” për romanin “Çuni i kohës së Lekës”; 2007 Çmimin vjetor “Hivzi Sulejmani” për romanin “Kalorësi i Karadakut”, nga Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës

Libri i parë

-Ishte kaherë, vështir të mbahet në mend: “Timuri dhe çeta e tij” i Arkadije Gajdarit, përkthyer më 1951 nga Idriz Ajeti.

Libri që do të doje ta kishe shkruar

-“Bolero në vilën e pleqve”, roman i  Fatos Kongolit

Libri që në këtë moment do të doje ta lexonte tjetri

-“Gjinkallat e vapës”, roman i Besnik Mustafajt

Libri që jua ka ndryshuar jetën

-Janë shumë.

Libri i përfolur që ende s’e keni lexuar

“Perandori” i Ryszard Kapuscinski.

Libri i përfolur që ju ka zhgënjyer

“Thika” (Nozh) i Vuk Drashkoviqit

Libri që ju ka befasuar

-“Darka e gabuar”, roman i Ismail Kadaresë.

Libri të cilit i jeni rikthyer disa herë

“Gjenerali i ushtrisë së vdekur” në disa versione.

Libri i fundit

-“Agjnetë perandorakë” i Noel Malcolm.

/Gazeta Express