string(90) "dafina-zeqiri-publikon-emrat-e-vajzave-qe-rrahen-plaken-spo-me-besohet-cka-eshte-tuj-ndodh"

Yjet

Gazeta Express

02/11/2022 19:52

Dafina Zeqiri publikon emrat e vajzave që rrahën plaken: S’po me besohet çka është tuj ndodh

Yjet

Gazeta Express

02/11/2022 19:52

Këngëtarja Dafina Zeqiri është njëra prej VIP-ve që ka reaguar për rastin që ndodhi në Pejë, ku në një azil të pleqve disa vajza rrahën një të moshuar

Rasti i rrahjes së një të moshuare në një qendër azili në Pejë për të moshuar ka tronditur opinionin kosovar sot dhe kjo ka shkaktuar reagimin edhe të skenës muzikore kosovare.

E fundit që ka reaguar në këtë rast ka qenë Dafina Zeqiri, e cila ka mbetur e shokuar me pamjet që vinin nga Peja.

“O Zot sa nervoz po bona! S’pom besohet çka është duke ndodh! S’po me besohet që po i keshet çikave për rreth? S’po flas çka i kisha bo krejt këtyre qikave”, ka shkruar Dafina në njërën prej postimeve të saj.

Ajo po ashtu ka publikuar emrat e tri vajzave që ishin të involvuar në këtë skandal që ka tronditur tërë shoqërinë kosovare. /GazetaExpress/