Iu bashkua Osmanit, Hasanpapaj thotë se numri i kandidatëve të tyre në listën e LDK’së do të jetë me shumë se dhjetë - Gazeta Express
string(114) "iu-bashkua-osmanit-hasanpapaj-thote-se-numri-i-kandidateve-te-tyre-ne-listen-e-ldkse-do-te-jete-me-shume-se-dhjete"

Lajme

Gazeta Express

08/05/2026 23:50

Iu bashkua Osmanit, Hasanpapaj thotë se numri i kandidatëve të tyre në listën e LDK’së do të jetë me shumë se dhjetë

Lajme

Gazeta Express

08/05/2026 23:50

Profesori Bardhyl Hasanpapaj, i cili sot iu bashkua rrugëtimit politik të ish-presidentes Vjosa Osmani, ka zbuluar detaje rreth kandidatëve që do t’i bashkohen listës së përbashkët me Lidhjen Demokratike të Kosovës për zgjedhjet e 7 qershorit.

Hasanpapaj i ftuar në Klan Kosova tha se lista do të përbëhet nga një ekip modest, por i përkushtuar.

“Ideja ka qenë një ekip modest, i përbashkuar dhe sidomos jashtëzakonisht i përkushtuar në këtë rrugëtim. Nuk ka rëndësi numri, në fakt numri do të jetë modest, jo shumë i madh, sepse kemi dashur ta respektojmë këtë momentum të bashkimit me LDK-në dhe jemi përkushtuar te cilësia dhe përkushtimi për të kontribuar në këtë moment… do të jenë më shumë se dhjetë”, deklaroi Hasanpapaj.

Advertisement
Advertisement
Advertisement