E premte, 08 maj 2026, prej orës 22:00, në IKD, Betimi për Drejtësi, T7 dhe Gazeta Express, u transmetua emisioni “TEMPUS”, Episodi 205, me temën: “Sfidat e drejtësisë penale”.
Në këtë episod u trajtuan sfidat kryesore të sistemit të drejtësisë penale në Kosovë, përfshirë ngarkesën e gjykatave dhe prokurorive, efikasitetin në trajtimin e lëndëve, si dhe ndikimin e këtyre faktorëve në cilësinë e vendimmarrjes gjyqësore dhe hetimeve penale.
U diskutua gjithashtu roli i politikës ndëshkimore dhe uniformiteti i dënimeve, sfidat në trajtimin e kërkesave pasurore-juridike, si dhe raporti ndërmjet prokurorisë, gjykatave dhe avokatëve në procedurat penale.
Po ashtu, u trajtua çështja e mbingarkesës së prokurorëve dhe gjyqtarëve, si dhe ndikimi i saj në kohëzgjatjen e procedurave dhe perceptimin publik ndaj sistemit të drejtësisë.
A ndikon ngarkesa e madhe në cilësinë e hetimeve dhe gjykimeve?
Sa uniforme është politika ndëshkimore në raste të ngjashme?
Pse kërkesat pasurore-juridike nuk trajtohen mjaftueshëm nga gjykatat?
Dhe si ndikon struktura aktuale e sistemit në efikasitetin e drejtësisë?
Në këtë emision morën pjesë: Ngadhnjim Arrni, Kryetar i Gjykatës Themelore në Prishtinë; Arianit Salihu, Zëvendëskryeprokuror në Prokurorinë Themelore në Prishtinë; Vjosa Shkodra, Avokate; dhe Gzim Shala, Hulumtues i Lartë në IKD.
“TEMPUS” vjen me Betim Musliun.
Emisioni “TEMPUS”, Episodi 205, u transmetua në IKD, Betimi për Drejtësi, T7 dhe Gazeta Express.