Instagram shpjegon prishjet që pati herën e fundit - Gazeta Express
string(50) "instagram-shpjegon-prishjet-qe-pati-heren-e-fundit"

Instagram shpjegon prishjet që pati herën e fundit

AutoTech

Gazeta Express

01/11/2022 22:08

Instagram njoftoi të hënën se kishte rregulluar një gabim softuerësh që pengoi mijëra përdorues të hynin në platformën për rreth tetë orë dhe shkaktoi pezullim të llogarive.

“Ne e kemi zgjidhur këtë defekt tani, po shkaktonte që njerëzit në pjesë të ndryshme të botës të kishin probleme me aksesin në llogaritë e tyre dhe shkaktoi një ndryshim të përkohshëm për disa në numrin e ndjekësve”, u njoftua nga platforma nëpërmjet një postim në Twitter.

Lexo Edhe:

Disa përdorues raportuan se kishin parë një mesazh se ata ishin të bllokuar, por ishin ende në gjendje të qëndronin në këtë platformë. Të tjerë që postuan në Twitter thanë se nuk kishin akses në këtë rrjet social.

Problemi me Instagram-in erdhi më pak se një javë pasi një tjetër platformë e Meta-s, WhatsApp, pësoi një ndërprerje që pengoi përdoruesit në mbarë botën të dërgonin dhe merrnin mesazhe.