Një person ka mbërritur i vdekur mbrëmjen e sotme në spitalin e Krujës
Ylli Tafili, 51 vjeç u dërgua nga familjarët me urgjencë në spital, por në momentin e mbërritjes mjekët kanë konstatuar se ai nuk kishte shenja jete.
Pas verifikimit të fakteve si edhe marrjes në pyetje të familjarëve, policia ka zbuluar se 51-vjeçari Ylli Tafili kishte rënë aksidentalisht në një kanal vaditës në zonë dhe ka ndërruar jetë.