Pacolli mohon incidentin me diktatorin kazak, për darkën “rrëfeu një person i hidhëruar që nuk jeton më” - Gazeta Express
string(101) "pacolli-mohon-incidentin-me-diktatorin-kazak-per-darken-rrefeu-nje-person-i-hidheruar-qe-nuk-jeton-me"

Lajme

Gazeta Express

11/08/2022 11:57

Pacolli mohon incidentin me diktatorin kazak, për darkën “rrëfeu një person i hidhëruar që nuk jeton më”

Lajme

Gazeta Express

11/08/2022 11:57

Behgjet Pacolli e ka mohuar kategorikisht një episod të vitit 1995 me ish-presidentin e Kazakistanit, Nursultan Nazarbayev në rivierën franceze, ku ky i fundit sipas një libri, i kishte përplasur pjatën e ushqimit Pacollit në darkën e shtruar nga biznesmeni kosovar.

Gazeta Express

Lexo Edhe:

Kjo ngjarje trajtohet në librin e Tom Burgis “Kleptopia – Si paratë  e ndyta po e pushtojnë botën” , por që sipas Pacollit libri është përplot shpifje përfshirë edhe episodin Pacolli-Nazerbayev.

Kreu i AKR’së, në një përgjigje me shkrim për Express tha se libri i Burgis “është tërhjekur nga tregu për shkak të shpifjeve, kurse darka mes tij dhe ish-presidentit kazak s’është fakt i vërtetë

“Ma jo more. S’ka lidhje janë budallaqe. Kam qenë shumë herë nikoqir(edhe i Nazerbaievit) dhe asnjëherë askush nuk është ankuar dhe nuk e ka përbuzë ushqimin e ofruar enkas, ambientin nga unë” thotë Pacolli për artikullin që u publikua të dielën.

“Atë që më pyetët ju, absolutisht nuk është fakt”, ka thënë Pacolli.

Në bazë të një kërkimi në internet, libri, megjithatë, është në treg dhe mund të blihet edhe on line. Sipas Pacollit, për Nazarbayevin ka rrëfyer dikush i hidhëruar, që nuk jeton më.

“Është një libër me plot gënjeshtra e thashetheme i një njeriu të hidhëruar(i cili nuk jeton më) dhe ai libër për shkak të shpifjeve është tërhjekur nga tregu nga një gjykatë austriake(sa e di unë).

Autori Burgis në librin e tij, flet për darkën që Pacolli i kishte shtruar ish-presidentit Nazebayev me të cilin ka pasur raporte të ngushta e që më pas i kanë shërbyer për ndërtimet e shumta të bëra në shtetin aziatik.

Aty thuhet se Behgjet Pacolli e kishte rezervuar për Nazarbayevin dhe familjen e tij, që i  kishte ftuar t’i kalojë pushimet në një nga rivierat më të bukura të botës, atë franceze.

Sipas librit, gjithçka ka ndodhur kur Pacolli ka përzgjedhur një restorant që nuk ishte sipas shijeve të Nazarbayevit për glamur.

Më poshtë mund të lexoni pjesën ku trajtoet incidenti në restorantin francez, që sipas Pacollit është shpifje.

Një nga partnerët e Sashas ishte dëshmitar i një shfaqje të psikës së Nazarbayevit. Patokh Chodiev një uzbek fisnik dhe një produkt i shkollës prestigjioze të marrëdhënieve ndërkombëtare në Moskë që ndiqej nga fëmijët e elitës komuniste, kishte shërbyer si diplomat para se të kalonte në biznes. Ai afrua aq shumë me Nazarbayev sa u ftua të kalojë pushimet me familjen e tij në bregdetin francez në vitin 1995. Nikoqiri i tyre ishte Behgjet Pacolli, biznesmen kosovar që peshkonte kontrata kazake. Një ditë ai e rregulloi një dalje në një restorant afër Monakos. Kur arritën në La Pirate grupi po shikonte me plot alarm. Ulëse druri, blozë nga zjarri i hapur, pa kristale. Kjo nuk ishte mënyra si darkonte Kani i ditëve tona, Nazarbayev. Chodiev ishte ulur në skaj të grupit, afër derës. Kamarierët e veshur si piratë që shtruan pjata, njëri prej të ftuarve ia kujtoi enët e burgut. “Ku dreqin na sollët?”, Presidenti i bërtiti Pacollit. Pacolli u zverdh. Nazarbayev e kapi pjatën dhe e përplasi për tokë. Një heshtje e tmerrshme. Nazarbayev rrëmbeu edhe një pjatë tjetër dhe e hodhi. “Kjo nuk është ajo që unë e quaj pushim, ta hajë dreqi”, tha me britmë ai. Bashkëshortja e tij, Sara, ishte afër lotëve. ‘Nursultan, Nursultan qetësohu, iu lut ajo. Nëse nuk të pëlqen këtu, mund të shkojmë diku tjetër. Ndalo, të lutem dhe qetësohu. Nazarbayev nuk do të qetësohej.