Aneksimi i mundshëm i territoreve ukrainase, Zelensky paralajmëron një vendim - Gazeta Express
string(76) "aneksimi-i-mundshem-i-territoreve-ukrainase-zelensky-paralajmeron-nje-vendim"

Aneksimi i mundshëm i territoreve ukrainase, Zelensky paralajmëron një vendim

Lajme

Gazeta Express

08/08/2022 11:31

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelensky përsëriti edhe njëherë qëndrimin e tij se nuk do të falë asnjë centimetër tokë në këmbim arritjes së mundshme të një armëpushimi me palën ruse.

Në daljen e tij të fundit për mediat, kreu i shtetit paralajmëroi se nëse Rusia do të vijojë me planet e saj për referendume në territoret e zaptuara, atëherë negociatat do të ndërpriten menjëherë.

Lexo Edhe:

“Po vijojmë të dëgjojmë përditë lajme se pushtuesit janë duke u përgatitur për organizimin e pseudo-referendumeve në zonat jugore të vendit. Dua të them diçka shumë të thjeshtë. Të gjithë ata që do të ndihmojë pushtuesit për mbajtjen e këtyre referendumeve do të mbajnë përgjegjësi”, deklaroi Zelensky.