Wayne Arnold, përforcimi i dytë i huaj te Prizreni - Gazeta Express
string(49) "wayne-arnold-perforcimi-i-dyte-i-huaj-te-prizreni"

Wayne Arnold, përforcimi i dytë i huaj te Prizreni

Sport

Gazeta Express

22/07/2022 21:16

KB Ponte Prizreni po vazhdon me përforcimin e skuadrës për sezonin e ri.

Klubi prizrenas ka njoftuar këtë të premte për arritjen e marrëveshjes me Wayne Arnold, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

23-vjeçari, i gjatë 191 centimetra, së fundi ishte pjesë e Concordia University, ku luajti me mesatare prej 23.05 pikëve për ndeshje.

Amerikani bëhet përforcimi i dytë i huaj te Prizreni, pas Ivan Koljevicit.

Klubi gjithashtu ka transferuar edhe dyshen vendore, Meriton Ismaili dhe Donat Rexhepaj – teksa ka vazhduar kontratat me Urim Zenelajn, Blend Matoshin dhe Qëndrim Ajazajn.

KB Ponte Prizreni ka njoftuar se së shpejti do t’i prezantojë edhe dy përforcime të tjera, që do të jenë edhe të fundit për këtë afat kalimtar. /Gazeta Express/