Trump publikon imazh të gjeneruar me AI dhe paralajmëron: Qetësia para stuhisë - Gazeta Express
string(77) "trump-publikon-imazh-te-gjeneruar-me-ai-dhe-paralajmeron-qetesia-para-stuhise"

Lajme

Gazeta Express

17/05/2026 9:41

Trump publikon imazh të gjeneruar me AI dhe paralajmëron: Qetësia para stuhisë

Lajme

Gazeta Express

17/05/2026 9:41

Presidenti amerikan Donald Trump ka publikuar në rrjetin e tij social një imazh të gjeneruar nga inteligjenca artificiale, i shoqëruar me mesazhin: “Qetësia para stuhisë”.

Në foton e postuar në platformën Truth Social, Trump shfaqet i rrethuar nga anije ushtarake, ndërsa në sfond duken re të errëta dhe rrufe.

Postimi vjen në një moment tensionesh të larta në Lindjen e Mesme. Sipas raportimeve të gazetës The New York Times, SHBA-ja dhe Izraeli po zhvillojnë përgatitjet më intensive për sulme të mundshme ndaj Iranit që nga armëpushimi i muajit të kaluar.

Dy zyrtarë të Lindjes së Mesme kanë deklaruar se të dy vendet synojnë të jenë gati për veprim që javën e ardhshme.

Deri tani nuk ka reagim zyrtar nga Shtëpia e Bardhë lidhur me postimin e Trump apo raportimet për përgatitje ushtarake. /TCh

Advertisement
Advertisement
Advertisement