I dehur ushtroi dhunë psikike ndaj bashkëshortes, arrestohet i dyshuari në Malishevë - Gazeta Express
string(83) "i-dehur-ushtroi-dhune-psikike-ndaj-bashkeshortes-arrestohet-i-dyshuari-ne-malisheve"

Lajme

Gazeta Express

17/05/2026 10:18

I dehur ushtroi dhunë psikike ndaj bashkëshortes, arrestohet i dyshuari në Malishevë

Lajme

Gazeta Express

17/05/2026 10:18

Një person është arrestuar në Malishevë nga Policia e Kosovës pasi dyshohet se, në gjendje të dehur, ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:53, në Malishevë. I dyshuari mashkull kosovar është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari m/k, pasi që në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij viktimës f/k. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement