Sot xhiroja e radhës në Superligë - Gazeta Express
string(33) "sot-xhiroja-e-radhes-ne-superlige"

Futboll

Gazeta Express

17/05/2026 9:01

Sot xhiroja e radhës në Superligë

Futboll

Gazeta Express

17/05/2026 9:01

Sot zhvillohet xhiroja e 34-të në Superliga e Kosovës, një javë që pritet të sqarojë shumë dilema si në garën për Evropë, ashtu edhe në luftën për mbijetesë.

Tashmë dihet se Drita është shpallur kampione e këtij edicioni, duke mbrojtur titullin e fituar sezonin e kaluar. Megjithatë, emocionet mbeten të mëdha në pjesën tjetër të tabelës, shkruan Gazeta Express.

Në një nga sfidat më interesante të ditës, Dukagjini, që po lufton për mbijetesë, do të përballet me kampionen Drita, në një duel me rëndësi të madhe për skuadrën nga Klina.

Ndërkohë, Malisheva do të luajë ndaj Drenicës, skuadër që javët e fundit ka marrë rezultate shumë të rëndësishme dhe është larguar nga zona e rrezikshme.

Një tjetër takim me shumë peshë është ai mes Gjilanit dhe Llapit. Skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina vazhdon luftën për t’iu shmangur dy pozitave të fundit që dërgojnë në Ligën e Parë.

Në anën tjetër, Ballkani, që tashmë ka humbur garën për titullin kampion, do të përballet me Prishtina e Re, skuadrën e fundit në tabelë. Për ekipin kryeqytetas kjo sfidë konsiderohet si shansi i fundit për të mbajtur gjallë shpresat për mbijetesë në elitën e futbollit kosovar.

Në kryeqytet, Prishtina do ta presë Ferizajn shumë të rrezikuar për të rënë nga liga. Të pesta ndeshjet nisin nga ora 16:00. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement