Chelsea zyrtarizon Xabi Alonson si trajner të ri - Gazeta Express
string(48) "chelsea-zyrtarizon-xabi-alonson-si-trajner-te-ri"

Futboll

Gazeta Express

17/05/2026 10:25

Chelsea zyrtarizon Xabi Alonson si trajner të ri

Futboll

Gazeta Express

17/05/2026 10:25

Chelsea ka konfirmuar zyrtarisht emërimin e Xabi Alonso në postin e trajnerit të skuadrës së parë.

Klubi londinez e bëri publik lajmin përmes një postimi zyrtar, duke njoftuar se tekniku spanjoll do ta nisë detyrën më 1 korrik 2026, pasi ka firmosur një kontratë katërvjeçare në “Stamford Bridge”.

Ardhja e Alonsos konsiderohet një lëvizje shumë e rëndësishme për Chelsean, që synon rikthimin në majën e futbollit anglez dhe europian pas disa sezoneve me luhatje.

Ish-mesfushori i njohur spanjoll ka krijuar reputacion të madh si trajner në vitet e fundit falë stilit të tij modern të lojës dhe rezultateve të arritura në pankinë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement