“I kam thirr kojshitë, u kall shpija”, gruaja e vetme rrit 3 fëmijë në shtëpi të djegur - Gazeta Express
string(83) "i-kam-thirr-kojshite-u-kall-shpija-gruaja-e-vetme-rrit-3-femije-ne-shtepi-te-djegur"

“I kam thirr kojshitë, u kall shpija”, gruaja e vetme rrit 3 fëmijë në shtëpi të djegur

Gazeta Express

23/06/2022 23:29

Gazetare: Elena Ukaj

Gjithçka brenda mureve të shtëpisë u bë shkrumb e hi.

Lexo Edhe:

Pavarësisht vendit jo të përshtatshëm për banim, Rabije Asllani nga fshati Dvorishtë i Podujevës së bashku me tre fëmijët e saj po vazhdojnë të strehohen këtu.

E shkakun që zjarri e kaploi shtëpinë e tregon kryefamiljarja Asllani.

Për fat të mirë kur ndodhi ky rast, tre fëmijët e saj nuk gjendeshin në shtëpi.

Sipas zonjës së shtëpisë, kishin bërë kërkesë paraprakisht për rregullimin e rrjetit elektrik.

Ajo bën thirrje tek bamirësit që ta ndihmojnë me ndërtimin e një shtëpie. E për këtë kërkesë Rabije Asllani ka një arsye.

Me një situatë të tillë me zjarrin familja Asllani po përballen tash e tre herë.