Heard është kompensuar me 2 milionë dollarë dëmshpërblim nga 100 milionë dollarë sa kërkonte në kundër padinë e saj kundër ish burrit të saj.
Ajo ka fituar zero dollarë në dëmshpërblime shtesë.
Pavarësisht se juria e dëmshpërbleu Depp me 15 milionë dollarë, gjyqtarja e uli dëmin ndëshkues në maksimum 350 000 dollarë. Johnny tani do të marrë në total 10 350 000 dollarë.
Depp nuk ishte prezent në Gjykatën e Qarkut të Fairfax të mërkurën pasi që ai është në Britani në një turne me kitarë me legjendën Jeff Beck – një burim tha se “kjo ishte një kontratë e nënshkruar më parë dhe ai u detyrua ta respektonte”.
Megjithatë, Heard ishte në gjykatë. Pasi u lexua verdikti ishte Heard që bëri një përqafim me avokatët e saj dhe më pas doli nga salla e gjyqit.
Ekipi ligjor i Depp u ndien fitimtar pas këtij verdikti. /GazetaExpress/