“Arritëm në të bukurën Shqipëri”, aeroplani i Feyenoordit mbërrin në Tiranë - Gazeta Express
string(72) "arritem-ne-te-bukuren-shqiperi-aeroplani-i-feyenoordit-mberrin-ne-tirane"

Futboll

Gazeta Express

24/05/2022 15:24

“Arritëm në të bukurën Shqipëri”, aeroplani i Feyenoordit mbërrin në Tiranë

Futboll

Gazeta Express

24/05/2022 15:24

Kontingjenti i Feyenoordit ka mbërri tashmë në Shqipëri.

Lexo Edhe:

Klubi holandez është finalist i Europa Conference League, ndërsa do të luajë me Romën në finalen e Tiranës.

Holandezët e kanë bërë njoftimin e parë pasi mbërritën në aeroportin “Nëna Terezë” në kryeqytetin shqiptar.

“Arritëm në të bukurën Shqipëri”, ka shkruar klubi holandez përmes rrjeteve sociale, përcjell “Gazeta Express”.

Ekipi nga Roterdami do të vendoset në Tiranë para ndeshjes së nesërme me romakët, e cila do të luhet në “Air Albania” duke filluar nga ora 21:00.

Sot pritet të mbërrijë edhe kontingjenti i ekipit të Romës.

Dhjetëra aeroplanë po i sjellin tifozët italianë dhe ata holandezë në kryeqytetin shqiptar.

Deri në 100 mijë tifozë mund të qëndrojnë këto dy ditë në Tiranë për t’i ndjekur skuadrat e tyre të zemrës.

Disa mijëra prej tyre do ta kenë fatin të jenë prezentë brenda në stadium, e pjesa dërrmuese jashtë stadiumit, ose nëpër bare të ndryshme. /Gazeta Express/