Teatri Kombëtar i Kosovës sot përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se është bërë pjesë e “European Theatre Convention”.
European Theatre Convention është rrjeti më i madhe i teatrove në Evropë. Ka gjithsej 48 anëtarë nga 25 shtete dhe ka për qëllim diversitetin kulturor të shteteve evropiane.
U themelua në vitin 1988, promovon teatrin evropian si platformë për dialog, demokraci dhe ndërveprim mes audiencës dhe shoqërive në përgjithësi.
/Gazeta Express