Gruaja që mban krokodilët si kafshë shtepiake - Gazeta Express
string(45) "gruaja-qe-mban-krokodilet-si-kafshe-shtepiake"

Fun

Gazeta Express

10/05/2022 22:08

Gruaja që mban krokodilët si kafshë shtepiake

Fun

Gazeta Express

10/05/2022 22:08

Një grua është bërë sensacion në rrjetet sociale pasi që tregojë pasionin e saj për krokodilët si kafshë shtëpiake

Sashimi, nga Tawani, mban gjashtë krokodilë të cilët i lënë të bredhin të lirë brenda shtëpisë së saj. Ajo bleu reptilët e saj të parë nga një tregtar i Tajvanit dhe që nga atëherë ka bërë një vend të veçantë për krokodilët.

Duke postuar një video në Facebook, Sashimi tregon çfarë ndodh kur Phil, një krokodil nga Amerika Qendrore, ka diçka me gojën e tij.

Në klip, ajo kap në mënyrë të zakonshme një raptil 1.5 metra të gjatë nga divani i saj i cili ka kafshuar një tub plastike, transmeton GazetaExpress.

Ajo i thotë “hej Phil, eja këtu!”, teksa përpiqet ta ndal krokodilin që të largohet nga aty, duke i thënë kafshës: Mirë, ndalo së kafshuari! Të shkojmë.

Sashimi vendos që të ulët në shpinën e reptilit pasi që Phil nuk e lë lodrën e tij.

Ajo përdorë një dorëz që t’ja largon tubin plastik në mënyrë që mos të dëmtojë duart e saj.

Në një video tjetër, Phil shihet duke ecur në shtëpi me atlete të Sashimit në gojën e tij.

“Ai është i pasionuar me këpucët e mija dhe unë nuk e kuptoj pse”, thotë ajo në video.

“Phil e bën vazhdimisht dhe këpucët e mija ‘zhduken’”.

E pyetur nëse krokodilët mund të lidhen me njerëzit dhe të bëhen “shokët e tyre më të mirë”, Sashimi i tha Daily Star se reptilët janë shumë më të dashur se sa mendojnë njerëzit.

“Zakonisht njerëzit mendojnë që krokodilët nuk ndiejnë ndonjë dhimbje për shkak se ata nuk kanë ndjenja, kjo nuk është e vërtetë”.

“Ata kanë një lëkurë shumështresore ku poshtë tyre janë disa skuta, të cilat janë copa ku ka ndjeshmëri. Nëse e prekni këto “pika të buta’ në mes këtyre skutave, ata mund t’i ndjejnë dhe të reagojnë”. /GazetaExpress/