Detaje të takimeve në Berlin, Kancelari i takon ndaras Kurtin e Vuçiqin, pastaj me ta merret Lajcak - Gazeta Express
string(97) "detaje-te-takimeve-ne-berlin-kancelari-i-takon-ndaras-kurtin-e-vuciqin-pastaj-me-ta-merret-lajcak"

Detaje të takimeve në Berlin, Kancelari i takon ndaras Kurtin e Vuçiqin, pastaj me ta merret Lajcak

Lajme

Gazeta Express

29/04/2022 15:13

Shefi i Qeverisë gjermane, Olaf Scholz, do t’i takojë më 4 maj në Berlin kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, dhe presidentin e Serbisë, Aleksander Vucic. Këtë e kanë konfirmuar ekskluzivisht për Gazetën Express nga Qeveria Gjermane.

Besnik Velija

Lexo Edhe:

Takimi në mes të kancelarit gjerman dhe kryeministrit Kurti, siç i është konfirmuar Gazetës Express do të zhvillohet në orën 15:00 të datës 4 maj, e ku do të flitet për situatën aktuale të sigurisë pas ngjarjeve në Ukrainë, çështjet rajonale dhe për raportet dypalëshe në mes të Kosovës dhe Gjermanisë.

Ndërkohë me presidentin e Serbisë, Scholz do të takohet në orën 17 e 30, dhe do të diskutojnë për agresionin e Rusisë në Ukrainë, çështjet dypalëshe Serbi-Gjermani, dhe çështjet ekonomike dhe rajonale.

Siç kanë thënë nga Qeveria gjermane për Gazetën Express, këto bisedime do të shërbejnë në mbështetje të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Për këtë arsye, pra në shërbim të mbështetjes së dialogut Prishtinë-Beograd, Scholz ka ftuar në Berlin edhe emisarin e BE-së, Miroslav Lajcak, i cili do të zhvillojë bisedime me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksander Vucic, në mbrëmjen e 4 majit./GazetaExpress/