Dafina Zeqiri e dëshiron Kosovën në NATO - Gazeta Express
string(40) "dafina-zeqiri-e-deshiron-kosoven-ne-nato"

Yjet

Gazeta Express

01/03/2022 21:42

Dafina Zeqiri e dëshiron Kosovën në NATO

Yjet

Gazeta Express

01/03/2022 21:42

Këngëtarja kosovare dëshiron që Kosova të jetë pjesë e Aleancës Veriatlantike, NATO derisa i është bashkuar një trendi të twitterit ku bëhet thirrje që Kosova të jetë pjesë e NATO-s

Dafina Zeqiri dëshiron që Kosova të jetë pjesë e NATO-së.

Këngëtarja ka shpërndarë një poster ku bëhet thirrje që Kosova të pranohet si anëtare e NATO-së.

“NATO është në Kosovë por ne kemi nevojë që Kosova të jetë në NATO”, ka shkruar Dafina.

Kështu, këngëtarja u bë pjesë e një trendi në rrjetin sociale “Twitter” që u bë viral mbrëmë.

Trendi erdhi pas kërkesës së Ministrit të Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj që Kosova të anëtarësohet në NATO me procedura të përshpejtuara.

Ai po ashtu kishte bërë thirrje që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të ndërtojnë një bazë të përhershme në NATO. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement