Blake Lively “është futur në stilin e saj” pasi që ka marrë inspirim nga Sharon Tate, aktores së “Valley of the Dolls”, e cila u vra tragjikisht më 1969.
Balke Lively “ka drejtuar anijen” me stilin e saj në tepihun e kuq.
Ylli 34 vjeçar ka zbritur në premierën e filmit të burrit të saj, Ryan Reynolds “The Adam Project” në New York këtë javë derisa ka mahnitur me veshjen e saj Atelier Versace me një qafore të përbërë nga pastel pëlhura.
Ajo e ka kompletuar dukjen e saj me çantë rozë, taka argjendi, vathë dhe byzylykë.
Duke folur për E! News, artisti i saj i makeup, Kristofer Buckel tha që mënyra se si aktorja e ka zgjedhur stilin e bënë atë “të rrallë” në këtë biznes, derisa ka shtuar se nga ka ardhur inspirimi i saj, pra nga aktorja Sharon Tate. /GazetaExpress/





