Gjuriq: Nevojitet veprim nëse duam të parandalojmë përkeqësimin e situatës në muajt e ardhshëm - Gazeta Express
string(93) "gjuriq-nevojitet-veprim-nese-duam-te-parandalojme-perkeqesimin-e-situates-ne-muajt-e-ardhshem"

Gjuriq: Nevojitet veprim nëse duam të parandalojmë përkeqësimin e situatës në muajt e ardhshëm

Lajme

Gazeta Express

16/01/2022 23:22

Ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq, ka thënë se vendimi i autoriteteve në Prishtinë për t’iu mohuar qytetarëve serbë të drejtën për të votuar në një referendum për ndryshimet kushtetuese në Serbi është i pafalshëm dhe zhgënjyes.

“Mbi të gjitha, është jodemokratike dhe minon praktikën e mirë të kahershme që u mundësoi serbëve të ushtrojnë të drejtat e tyre të votës. Kjo gjithashtu bie ndesh me kërkesat e partnerëve tanë amerikanë dhe evropianë”, ka shkruar Gjuriq në Twitter.

Lexo Edhe:

Tutje Gjuriq tha se Prishtina vendosi të injorojë kërkesën e sekretarit Blinken, dhe e quajti këtë “sulm të paprecedentë ndaj demokracisë”.

“Mbetet të shihet nëse do të ketë pasoja për këtë veprim malinj dhe të dhunshëm kundër të drejtave thelbësore politike të serbëve në Kosovë”.

“Nevojitet veprim nëse duam të parandalojmë përkeqësimin e mëtejshëm të situatës në muajt e ardhshëm”, përfundoi Gjuriq.