Është në të mirën tuaj që mos t’i numëroni gotat e shampanjës që pini - Gazeta Express
string(68) "eshte-ne-te-miren-tuaj-qe-mos-ti-numeroni-gotat-e-shampanjes-qe-pini"

Është në të mirën tuaj që mos t’i numëroni gotat e shampanjës që pini

Fun

Gazeta Express

06/12/2021 22:30

Kur të jeni herën tjetër në një bar, mos u mendoni gjatë për porosinë. Porosisni shampanjë sepse do t’ju shijojë dyfish pasi të përfundoni këtë artikull.

E dinit që tre gota shampanjë në ditë janë si molla? Mbajnë doktorin larg, parandalojnë sëmundjen e demencës dhe Alzhaimerit. Zbulimi më i ri i shkencëtarëve ka arritur në përfundimin se pija magjike mund të parandalojë sëmundjet e trurit dhe përmirëson kujtesën.

Eksperti Jeremy Spencer që nisi eksperimentin të kryer tek kavjet, tha se ‘rezultatet ishin dramatike’. Ky studim është i një rëndësie shumë të madhe, sepse për herë të parë zbulohet se konsumi i rregullt i shampanjës mund të ketë një ndikim kaq pozitiv tek truri i njeriut.

Një arsye më shumë për të pirë. Ndërkohë që studimi ende nuk ka përfunduar, ju mund ta prisni rezultatin me një gotë shampanjë në dorë.