Dietologët tregojnë se a ndikon alkooli në shtimin e peshës - Gazeta Express
string(59) "dietologet-tregojne-se-a-ndikon-alkooli-ne-shtimin-e-peshes"

Dietologët tregojnë se a ndikon alkooli në shtimin e peshës

Shneta

Gazeta Express

24/11/2021 13:14

Alkooli dhe konsumimi i tij shoqërohet me një mori mitesh dhe supozimesh, e njëri prej tyre është edhe ai se alkooli ndikon në shtimin e peshës.

Dietologu Bhuvan Rastogi tha se alkooli nuk çon në shtim në peshë, por pengon humbjen e saj.

Lexo Edhe:

Sipas tij, mbikonsumimi mund të çojë në oreks më të lartë.

“Konsumimi i alkoolit shkakton fryrje dhe gazëra. Alkooli është inflamator në sasi të mëdha dhe kjo përkeqësohet edhe më shumë sepse zakonisht shoqërohet me një rritje të ushqimeve që shkaktojnë gazra si sheqeri dhe pijet e gazuara”, u shpreh ai.

Ai citoi një studim që tregoi se konsumimi i alkoolit në mënyrë të moderuar çon në “të njëjtën humbje peshe si një grup tjetër kontrolli, duke marrë të njëjtën sasi të kalorive totale”.

Nutricionisti u pajtua se konsumimi i tepërt i alkoolit, veçanërisht në baza të rregullta, mund të çojë në oreks më të lartë./Klan Kosov