Çdo vit në 31 maj Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe partnerët e saj, duke i theksuar rreziqet ndaj shëndetit që burojnë nga përdorimi i duhanit dhe duke promovuar politika efektive për zvogëlimin e përdorimit të duhanit, e shënojnë Ditën Botërore të luftës kundër duhanit.
Dita Botërore e luftës kundër duhanit shënohet që nga viti 1987. Të dhënat statistikore tregojnë se çdo cigare e pirë e shkurton jetën e një njeriu për 12 minuta.
Sipas të dhënave nga OBSH në botë ka 1.1 miliardë duhanpirës, nga të cilët 200 milionë janë femra.
Në vit nga pirja e duhanit vdesin 6 milionë njerëz, në mesin e të cilëve edhe 600 000 duhanpirës pasiv.
Ndikimi negativ i duhanit dhe tymit të duhanit ka si rezultat shumë sëmundje të rënda.
Efektet negative ndaj shëndetit janë si rezultat i rreth 2500 helmeve që i përmban duhani dhe rreth 4000 substancave të cilat i përmban tymi i cigareve. Së paku 250 nga këto kemikalie janë toksike, ndërsa më shumë se 60 prej tyre janë kancerogjene.
Pasojat nga përdorimi i duhanit janë: kaceri i mushkërive, kanceri fytit dhe zgavrës gojore, sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut dhe trurit, bronkiti kronik, sëmundjet kronike joinfektive dhe shumë sëmundje të tjera.
Duhanpirja pasive (thithja e tymit që nxjerrin ata që pinë duhan) rrit rrezikun për shfaqjen e kancerit tek joduhanpirësit, si dhe rrezikun nga sindroma e vdekjes së papritur tek foshnjat.
Për më shumë informacion, kontaktoni në inbox ose në numrat e telefonit 038 221 661 ose 049 513 513.
Spitali Amerikan, Përqafoje Jetën!
Opel Corsa Hybrid Edition në Foleja Motors vjen si një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një veturë moderne,...