Blerim Kuçi, kandidat për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se pret që LDK’ja të ketë rezultate të mira në zgjedhjet e 7 qershorit.
Kuçi, i ftuar në Pressing në T7, ka thënë edhe se qëllimi është të krijohet një qeveri pa Albin Kurtin.
‘’Ideja e LDK’së është, dhe ajo që është shumë më rëndësi është me kriju një qeveri dhe organe pa Albin Kurtin. Kjo, anëtarësia e LDK’së e ka atë mundësi. Presim që të ketë rezultate shumë të mira për LDK’në. Ky është qëllimi kryesor, që me 7 qershor, të krijohet qeveri pa Albin Kurtin. Që mos me pas ai fuqinë votuese me pengu, edhe mos me pas fuqinë penguese që mos me ardh në dy momente të rrezikshme, 4 tetori, dhe mund të jemi edhe pa gjykatë Kushtetuese. Në qoftë se nuk kemi Gjykatë Kushtetuese, edhe ndodh 4 tetori, atëherë kjo është punë e ekspertëve kushtetues edhe tonë, edhe botërorë’’, ka thënë ai mes tjerash, përcjell Gazeta Express.
Opel Corsa Hybrid Edition në Foleja Motors vjen si një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një veturë moderne,...