Kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Blerim Kuçi, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin.
Kuçi, i ftuar në Pressing në T7, ka thënë se sot, janë ‘’dy Albina’’, duke kujtuar deklarata të ndryshme që Kurti i ka dhënë ndër vite.
‘’Ajo që më brengosë më shumë, kohëve të fundit jem tu e ble tregimin. Në një kohë të caktume, Albin Kurti, ka qenë kundërt pakos së Ahtisarit, Albin Kurti, ka qenë pro bashkimit me Shqipërinë. Një tregim interesant, që në këto momente i kem dy Albina, e kemi Albin Kurtin e dikurshëm të para 15/16, 20 vjete, dhe Albin Kurtin e sotshëm. Nuk është i njëjti njeri. Le të shohim vetëm bashkimin me Shqipërinë, ju kujtohet ajo deklarata e tij se ‘’nuk e kam ditë se Kushtetuta nuk e lejon’’, ju kujtohet kur mundoheshin që asnjë mall i Serbisë mos me hy, sot kemi trefishim të importit të Serbisë. Cili është Albin Kurti. Dyshoj në orientimin e tij. Kam mëndu që së paku Albini ka më qenë më afër Shqipërisë”, ka thënë ai mes tjerash, përcjell Gazeta Express.
Opel Corsa Hybrid Edition në Foleja Motors vjen si një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një veturë moderne,...