Facebook dhe Instagram, tani do iu lejojnë t’i fshihni “Like” - Gazeta Express
string(57) "facebook-dhe-instagram-tani-do-iu-lejojne-ti-fshihni-like"

Facebook dhe Instagram, tani do iu lejojnë t’i fshihni “Like”

AutoTech

Gazeta Express

27/05/2021 10:43

Pas dy vitesh testim, rrjeti social  “Facebook” do të paraqet një mundësi të re, duke lejuar t’i fshini pëlqimet. “Facebook” ka punuar për këtë opsion që nga viti 2019, kur vendosën të testojnë në rrjetin social “Instagram”.

Kompania ka thënë se shumë përdorues “vuajnë” kur kanë një numër të vogël pëlqimesh dhe ndihen të turpëruar pasi nuk kanë pëlqime të mjaftueshme.

Lexo Edhe:

“Ky është një problem i përdoruesve më të rinj të rrjeteve sociale sepse në shoqërinë e sotme, pëlqimet vlerësohen dhe nëse keni një numër të vogël të tyre, nuk jeni mjaft të popullarizuar, kështu që në fund të fshini postimin”, thekson kompania në një deklaratë.

“Instagram” dhe “Facebook” dëshiron të ndihmojë njerëzit më pak të njohur në mediat sociale duke fshehur pëlqime, raporton CNN.

 “Facebook” po e paraqet këtë mundësi dhe së shpejti përdoruesit do të jenë në gjendje të fshehin numrin e pëlqimeve në të dy rrjetet sociale dhe vetëm ata do mund t’i shohin se sa pëlqime keni në postime.