Dolores Aveiro, nëna e CR7, i ka premtuar tifozëve të Sportingut pas triumfit në Portugali se do të bëjë gjithçka për ta bindur djalin e saj të kthehet në shtëpi.
CR7 e nisi karrierën te Sporting, nga ku u trasnferua te Manchester United për t’u shndërruar në futbollistin që është sot.
Ka shumë spekulime se ku mund të vazhdojë karrierën 36-vjeçari pasi t’i varë atletet dhe duket se mund të jetë në shtëpi, të paktën kështu u ka premtuar tifozëve nëna e Ronaldos.
Ajo tha për “Tvi24”: “Po shkoj në Itali për të folur me të. Vitin që vjen do të luajë ne Alvalade (Sporting), unë do ta bindë”, deklaroi ajo. /Gazeta Express/
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...