Vendimi i UEFA-s rrit gjasat e Dakut dhe Mujës për të shkuar në Evropian me Shqipërinë - Gazeta Express
string(86) "vendimi-i-uefa-s-rrit-gjasat-e-dakut-dhe-mujes-per-te-shkuar-ne-evropian-me-shqiperine"

Sport

Gazeta Express

03/05/2024 19:58

Vendimi i UEFA-s rrit gjasat e Dakut dhe Mujës për të shkuar në Evropian me Shqipërinë

Sport

Gazeta Express

03/05/2024 19:58

Komiteti ekzekutiv i UEFA-s vendosi sot të zgjerojë listat e ekipeve nga 23 në 26 lojtarë përpara nisjes së Kampionatit Evropian “Euro 2024”, që do të mbahet në verë.

Kësisoj, Kombëtaret që do të marrin pjesë në “Euro 2024” në Gjermani do të lejohen të marrin me vete deri në 26 lojtarë, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Pas ndeshjeve miqësore të marsit ishin ngritur shumë dyshime se Mirlind Daku e Arbnor Muja mund të mbeten jashtë listës për Evropian, pasi ata nuk u ftuan nga Sylvinho në mars.

Por, vendimi i ri i UEFA ka rritur automatikisht shanset që ata të shkojnë në Gjermani me “Kuqezinjtë”.

Gjithsesi, nga ky vendim mund të përfitojnë edhe lojtarë të tjerë shqiptarë, teksa mbetet të shihet se cila do të jetë lista përfundimtare e Sylvinhos.

Listat përfundimtare të ekipeve për “Euro 2024” duhet t’i dorëzohen organit drejtues të futbollit evropian deri më 7 qershor, shtatë ditë para fillimit të turneut. /Gazeta Express/